×
  • Lajme
  • Lajme

    Termkolli: Albin Kurti po e synon pushtimin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:38

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli e ka akuzuar rëndë në mënyrë indirekte, Vjosa Osmanin, nënkryetaren e kësaj partie.


    Në emisionin Frontal në T7 ajo e ka portretizuar Osmanin si njeriun që po ia mundëson Albin Kurtit ta marr LDK-në.

    “Është përpjekja e dytë edhe brenda edhe jashtë që Albin Kurti me e marrë LDK-në përmes Vjosa Osmani. Por nuk ban me shfrytëzu LDK-në për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaçi”, ka thënë ajo.

    “Njerëz që punën e parë publike e kanë pasë si përkthyer të Hashim Thaçit dhe me dal tash me ba politikë kundër Hashim Thaçit nuk është normale. Unë nuk kam asgjë personale me askë”.

    “Është e pandershme me ndjet në një parti e me ba thirrje kundër saj”./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!