×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli kritikon VV-në e LDK-në: Për dikë e “kallin”, për dikë e fusin kokën në zallë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 10:59

    Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas lajmit se policia ka nisur hetime pas grafiteve fyese në shtëpinë e deputetes së LVV-së, Adelina Graincës.


    Tërmkolli në Facebook ka shkruar se zyrtarëve të LVV-së dhe LDK-së disa fyerje ju pëlqejnë e disa jo.

    “Këtyre të VV-së dhe kësaj LDK-së do fyerje ju pëlqejnë do nuk ju pëlqejnë, për do e “kallin”krejt, nisin edhe hetime policore, për do e fusin kokën në zallë! Mbase po i bëjnë vetë! Turp! Të pështirë”, ka thënë ajo.

    Ky reagim i Tërmkollit vjen pas lajmit se në shtëpinë e Adelina Graincës, deputetes që kaloi nga PDK-ja në LVV i janë vendosur para shtëpisë grafitë me gjuhë fyerse.

    Sot ndërkaq, policia ka bërë të ditur se ka iniciuar rast për këtë çështje./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!