×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli – Kurtit pas takimit në Bruksel: Bravo kryeministër

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 18:12

    Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkollit, e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për paraqitjen e tj të sotme në Bruksel, me palën serbe.


    Tërmkolli i ka thënë “Bravo” Kurtit në Facebook.

    Tutje, ajo shtoi se Serbia dhe të tjerët duhet ta pranojnë dhe kuptojnë se kush është agresori dhe kush viktima.

    “Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!