Ish ministrja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pasi SHBA e shpalli person “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
Tërmkolli thotë se Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë.
Ajo ka vlerësuar lartë figurën e Sali Berishës në aspektin e kontributeve politike dhe kombëtare.
“Sali Berisha mund të futet e të heqet nga lista e në lista të ndryshme. Sigurisht, në ecjen e tij politike e kombëtare, ka e mund të ketë edhe gabimet e tij të vogla a të mëdha. Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, ashtu siç SHBA është dhe mbetet miku më i madh i shqiptarëve”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një postim në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.