Rritja e eventuale e çmimit të energjisë elektrike, pas krizës globale, mund të ketë efekte zingjirore edhe në Kosovë.
Një paralajmërim tashme e kanë dhënë nga “Termokosi” në prag të fillimit të sezonit të ri të ngrohjes.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka- Fejzullahu ka paralajmëruar rritje të çmimit të ngrohjes për konsumatorët nëse eventualisht ka ngritje të çmimit të energjise elektrike.
Kjo mund të ndodhë pasi Termokosi për prodhimin e energjisë termike është i varur kryekëput nga avulli që e merr nga KEK-u.
“Sado që, tregu i energjisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe çmimin, është i rregulluar nga ZRRE, një krizë eventuale energjetike, në rast se ndikon tek KEK-u, rrjedhimisht do të mund të kishte refleksion edhe tek NP ‘’Termokos’’, ka thënë Uka.
Ndërkohë, Termokosi paralajmëron se do të filloj me ngrohje në kryeqytet nga data 15 tetor dhe do të zgjasë deri me datën 15 prill të vitit vijues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.