×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava jep lajmin e madh: Xhamia Qendrore, brenda 7 ditësh merr lejen për ndërtim

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 23:46

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë një lajm të shumëpritur për besimtarët myslimanë.

    Ai ka thënë se brenda 7 ditësh, pritet të nis edhe ndërtimi i kësaj xhamie.

    “Sot bash sot kam shpresu që do t’më thërret kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmneti, se në parim jemi marrë vesh që në Natën e Kadrit të jipet leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, por sipas një dëgjimi brenda 7 ditësh Kuvendi Komunal do ta lëshojë lejen për ndërtim. Të gjitha janë rregullu, vetëm pandemia ka qenë në pyetje. Pas pandemisë, unë dëshiroj të falënderoj shumë edhe Ahmetin dhe administratën komunale që s’kanë asnjë faj pse është vonu deri sot fillimi i ndërtimit”, ka deklaruar ai në RTK.

    Tërnava gjithashtu tha se projekti komplet është dorëzuar në fillim të Ramazanit, por dhe s’mërzitet për askënd se çka mendon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!