×
  • Lajme
  • Lajme

    Terrorizonte Podujevën, për arrestimin e “Ciprrës” u desh edhe angazhimi i AKI-së

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 20:49

    Njësia Speciale ka arrestuar një nga personat më të kërkuar në vend Besim Hajdarin, të njohur me nofkën Ciprra . Ai u gjet në një restaurant në rrugën “Prishtinë – Podujevë”.


    Aksioni ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij.

    Ndaj Besim Hajdari – Ciprra, rëndojnë dhjetëra aktakuza.

    Muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.

    Vetëm pak javë pas kësaj ngjarje, po i njëjti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

    Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentimvrasje, therrje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor.

    Insajderi merr vesh qe i njëjti derisa ishte ne arrati kishte kërcënuar madje edhe Isak Ejupin, Komandant i Policisë në Podujevë.

    Gjatë kohës në arrati ai kishte hyrë e dale nga Kosova në Serbi disa here, dhe në këto lëvizje dyshohet se kishte kryer krimet për të cilat u kap.

    Pos Policisë, ishte dashur edhe angazhimi i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI) që të kapej Besim Hajdarin, i njohur si Ciprra.

    Zyrtartë e kësa agjencie kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin vëzhguar atë, dhe në koordinim me Policinë e Kosovës rezulttuan me një operacion që çoi në pranga Hajdarin.

    I njëjti ka tentuar edhe që të rezistoi gjatë arrestimit, por operacioni i befasishëm i autoriteteve ia ka pamundësuar këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!