×
  • Lajme
  • Lajme

    Tesla prej muajsh ka dërguar anije kozmike në hapësirë, ndërsa pejanët i gëzohen pamasë lëshimit të një baloni në ajër

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 11:28

    Ditën e shtunë, në qytetin e Pejës është promovuar aktiviteti i “Balonës me ajër”, i cili po vie si produkt i ri turistik në këtë komunë.


    Sipas zyrtarëve të kësaj komune, bëhet fjalë për një produkt turistik që mëton t’ia rrisë vlerën turizmit Pejës dhe tërë Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Ky i fundit e quajti spektakël atë që iu prezantua qytetarëve të Pejës dje, duke thënë se gjatë kësaj aventure u shoqëruan edhe me pamje të Pejës.

    Ai thotë se padyshim që balona me ajër të nxehtë ishte ngjarja më e fotografuar e ditës së djeshme.

    Në qendrën e Pejës u panë një numër i madh i qytetarëve, të cilët u shfaqën të interesuar ta ndjekin gjithë ngjarjen.

    Ndërkohë, SpaceX, kompania private e anijeve kozmike e sipërmarrësit Elon Musk, lançoi në muajin maj dy astronautët e NASA-s drejt orbitës nga shteti i Floridas në një mision historik.

    Ata u dërguan në platformën e Tesla Model X, “SUV luxury”, të ndërtuara nga kompania e automjeteve elektrike, drejtor ekzekutiv i së cilës është Elon Musk. Ai është gjithashtu drejtor ekzekutiv edhe i SpaceX.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!