×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë vjet e palëvizshme, Iliriana nga Mitrovica kërkon ndihmën tuaj për t’u shëruar

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 19:54

    Tetë vjet e palëvizshme, Iliriana nga Mitrovica kërkon ndihmë për t’u shëruar Iliriana Smajli nga Mitrovica ka mbetur e palëvizshme që në moshën 22 vjeçare.


    Ajo ka tetë vjet që jeton e shtrirë në shtrat dhe nën kujdesen e familjarëve të saj, njofton Klan Kosova.

    Babai i Ilirianës, Xhelal Smajli, po e ka zor t’ia mbulojë edhe shpenzimet e trajtimit të saj mjekësor tani kur thotë se pas kaq kohësh ka përmirësim në këmbën e djathtë.

    Ai po i kërkon 4500 euro për të vazhduar trajtimin e saj në një klinikë në Prizren.

    Numri i telefonit ku mund ta kontaktoni babanë e Ilirianës, Xhelalin është ky: +38349475084

    Iliriana kishte kërkuar ndihmë edhe para dy vjetësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!