×
  • Lajme
  • Lajme

    Teuta Haxhiu: Qeveria Kurti kundërligjshëm paska ndarë 15 milionë euro për rrymën e papaguar në veri

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 12:35
    Nëpërmes një postimi në facebook, deputetja Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Kurtit, i cili ka ndarë ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.


    Ajo theksoi se për herë të parë Qeveria Haradinaj, para 2 viteve e kishte ndalur praktikën e dëmshme ku qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ngarkohej në faturë pagesa shtesë për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa Kurti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.
    Qeveria Kurti ka ndarë 15 milione euro për rrymën e pa paguar të serbëve ne veri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky i vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesave të shumta nga Avokati i Popullit, i cili vazhdimisht në raportet e tij, e theksonte këtë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Haxhiu/Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!