×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi që të mos ndalen kamerat në vendvotime, KQZ i reagon Bekim Jasharit

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 23:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka reaguar kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, ku ka thënë se në ditën e zgjedhjeve, shkollat që do të shndërrohen në Qendra të Votimit do t’i menaxhojë vetë KQZ’ja. Ky reagim erdhi për shkak se i pari i Skenderajt konsideroi të papranueshme kërkesën e KQZ’së që të largohen kamerat e sigurisë në ditën e zgjedhjeve.


    Këtë reagim KQZ’ja e bëri përmes një komunikatë për media ku tha se qendrat e votimit menaxhohen dhe mbikqyren nga KQZ, e jo nga komunat dhe kryetarët e tyre, shkruan Express.

    “Të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre”, thuhet në komunikatë.

    Më poshtë gjeni komuniakën e plotë:

    Sqarim lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve

    Prishtinë, 13 shkurt 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e sheh të nevojshme të njoftojë dhe sqarojë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve, pas paqartësive të krijuara në opinion.

    Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.

    Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!