Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku i ka reaguar presidentit të vendit, Hashim Thaçit që sot gjatë ditës e ka quajtur kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin uzurpues.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Thaçi po e quan uzurpues njeriun që ka dalë në dy zgjedhje si politikani më i votuar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj i plotë:
Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!!
Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!!
Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë!!!!!
President, si erdhe TI në këtë karrige të gjithë e dimë. Por tani kjo është irrelevante, sepse ashtu edhe do të shkosh.
Tani është me rëndësi që të gjithë të kuptojnë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder.
Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili.
Vetëm #zgjedhjet janë #zgjidhja
#meKryeministrin
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3839420462797846