×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi arrin në objektin e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 12:24

    Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e EULEX-it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës.


    Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.

    Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!