Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë një deklaratë për media pas takimit që ka zhvilluar me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.
“Siç e dini sot kemi pritur një delegacion nga Franca dhe Gjermania në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parisit që do të mbahet më 1 korrik.
Mund të them se ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kanelares Merkel që të ketë përgatitje më të mira për Samitin e Parisit, që të jetë samit që i hap perspektivë dialogut dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se gjatë këtij takimi ka theksuar se tarifat duhet të mbeten në fuqi, dhe se dialogu duhet vazhduar pa kushtëzime.
“Nga fryma e diskutimit që zhvilluan sot shoh që ka një angazhim më serioz të një koordinimi gjithë evropian por edhe me SHBA-të si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e këtij procesi”, u shpreh Thaçi.
Presidenti theksoi se takimi i Parisit duhet të ndodhë por i pakushtëzuar.
“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vë kushte as për Samitin e Parisit e as për vazhdimin e procesit të dialogut”, tha Thaçi.
Ndër të tjera presidenti shtoi se “Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizim vizave, e as për tarifën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.