×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadi

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 23:44

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.


    Ai në një postim në Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

    “Lajm i mirë nga presidenti @realDonaldTrump për vrasjen e liderit të #ISIS Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. #Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka shkruar Thaçi, shkruan Reporteri.net.


    Lideri i Shtetit Islamik u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.

    Kujtojmë se janë publikuar pamje ku thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!