×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dekoron Grenellin me Medaljen e Presidenciale të Meritave

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 19:47

    Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin Richard Grenell me Medaljen e Presidenciale të Meritave.


    Thaçi para dekorimit, ka thënë se po ndan këtë medalje për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për stabilimizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Jam shumë i lumtur për kontributin për marrëveshjen për stabilizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Amabsadori grenell arrit këtë sukses, atë që të tjerët nuk e arritën, amabsadori Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabiliteti ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, tha ai para mediave.

    Thaçi falënderoi presidentin amerikan, donald Trump, për angazhimin në arritjen e marrëveshjes.

    “Presim me padurim vizitën e presidentit Trump në Kosovë. Nëse kjo marrëveshje u bë e mundshme, ne besojmë fuqishëm se përsëri SHBA mund të arrijë marrëveshjen finale politike për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

    Thaçi ishte prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe SHBA-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!