Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale, Lamberto Zannier.
Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për rritjen e harmonisë mes komuniteteve dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit.
“Me kujdes e përcjelli vazhdimisht gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe jam i kënaqur me përparimin. Kemi ndërtuar kornizë ligjore që përkrah të drejtat e komuniteteve”, u shpreh Thaçi, transmeton Reporteri.net.
Kreu i shtetit në takim me ambasadorin Lamberto Zannier ka folur edhe për rëndësinë e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
“Është themeluar Ekipi Përgatitor për themelimin e këtij komisioni, që po përgatit kornizën ligjore dhe teknike. Ekipi Përgatitor është duke zhvilluar fushatën e konsultimeve publike, me mbështetje të misionit të OSBE-së. Unë jam mirënjohës për misionin e OSBE-së që i ka dhënë mbështetje të plotë iniciativës dhe punës së Ekipit Përgatitor”, shtoi Thaçi.
Amasadori Lamberto Zannier mirëpriti angazhimet për avancimin e infrastrukturës ligjore për të drejtat e komuniteteve dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar përkrahje për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.