Presidenti i Republikës, së Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike.
Thaçi dhe Meta kanë diskutuar për situatën me Covid-19 në të dy shtetet dhe masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë, shkruan Reporteri.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se në fokus të bisedës ka qenë po ashtu koordinimi në mes të dy shteteve shqiptare dhe shkëmbimi i përvojave për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës.
“Të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19. Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net