×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Dikujt i pengoi marrëveshja e Washingtonit në qershor, andaj u publikua akuza ndaj meje

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 21:10

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dikë e pengoi mundësia e arritjes së marrëveshjes në Washington në muajin qershor. E sipas, tij andaj edhe iu publikua propozimaktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.


    “Një gjë është e vërtetë, dikë e ka penguar mundësia e arritjes së marrëveshjes në qershor në Uashington”, është shprehur Thaçi në Pressing.

    Tutje, ai tha se nuk e dinte se do të ftohej nga Specialja.

    “Nuk e dija se do të ftohesha nga Specialja. Prerja e rrugës për Uashington ka qenë befasuese. Ne iu kemi përgjigjur në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaci.

    Gjithashtu, ai tha se këtë publikimin e propozimakuzës e mori nga mediat kur zbriti nga aeroplani.

    “Unë në ato rrethana nuk do ta lejoja vetën të vazhdoja, sepse humbi kuptimi i mesazhit dhe takimit”.

    “Unë mora vesh nga mediat kur zbrita nga aeroplani”, shtoi Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!