×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi falënderon kosovarët për pritjen

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 21:48

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët kanë dalur që ta presin kthimin e tij pas 4 ditësh intervistimi nga prokurorët e Gjykatës Speciale lidhur me propozim-aktakuzën për krime lufte.


    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët që në këtë kohë të vështirë, jo vetëm për shkak të pandemisë, e kanë pritur krahehapur si gjithmonë, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti Thaci sot u kthye në Kosovë përmes aeroportit “Nëna Terezë” në Tiranë.

    Ai nesër në ora 20:00 ka paralajmëruar se do tu drejtohet qytetarëve për të treguar gjithcka që ndodhi për katër ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4043218255748503?__xts__%5B0%5D=68.ARBokZlfZDmfxqyKEd0dsQM5mX3DtMYWfrNuJdSHVl48CRNyv6-cstkJAqZ5gXUgLLfc-0QrjVDqO7ve2m4-agomG1BoT8abD-48y-bPlPW_p3M2wuPoQzBCexchdYaZkpQ5DGgnajcghNOk1wIwp-ZEARsWT7-7LwPEOKighygRjub3u12G66LVPq07VHTy1lapR1q7i7EH223ZpSe7QRR5uRAMUUodB1Ufkw45IaDOu44t14XJDh0989EY0BPjx_mXen4BV_80dRl6_aGR5FG0ptEl2Gvo6Rlk6q6xyoweWS8yMeJDqwDwzUh2u9OVSEIh5B1JkKJF9POin8EMGq–5Bxv8f3Lcv4U3FNrxXLsB9D_pxClYFht&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!