×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke është e vetmja mënyrë që sjell paqe në rajon

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 14:47

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje reciproke me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

    “Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!