Presidenti Hashim Thaçi, ka folur sërish për sfidën ndaj Anglisë, konkretisht mikëpritjen që ju bë anglezëve.
Thaçi thotë se ndeshja kundër Anglisë nuk e solli rezultatin e dëshiruar në fushën e gjelbër, por solli në vëmendjen e tërë botës atë se çfarë është Kosova, një shtet i ri me potencial të madh, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Tash kur janë qetësuar emocionet për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe e shikojmë tërë udhëtimin e ekipit tonë të shkëlqyer, ajo që mbetet është krenaria me lojtarët, me tifozët, me trajnerin dhe stafin e tij.
Ndeshja kundër Anglisë nuk e solli rezultatin e dëshiruar në fushën e gjelbër, por solli në vëmendjen e tërë botës atë se çfarë është Kosova, një shtet i ri me potencial të madh dhe një shoqëri që përkundër traumave të luftës dhe gjenocidit udhëhiqet me vlerat e mikpritjes dhe respektit, barazisë dhe vëllazërisë.
Kosova dhe populli ynë janë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë në kohët më të vështira dhe këtë po e kthejnë me miqësi të përhershme dhe me besim edhe më të fortë në vlerat e veta. Krenar me Kosovën. HTH