×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi godet BE-në dhe emisarin për dialog Lajçak: Keni ulur përgjegjësinë dhe nivelin në dialog, emisari juaj pa kredibilitet

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 18:50

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar sërish BE, e kësaj radhe lidhur me dialogun e bllokuar mes Kosovës e Serbisë dhe emërimin e mundshëm të diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, si emisar special në negociatat Kosovë-Serbi


    Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi, por jo duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi, shkruan Reporteri.net.

    “Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!