Presidenti Hashim Thaçit sot ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Thaçi thotë se së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës, sot i dekorova me Medalje Presidenciale.
Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3191337950936542
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.