Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që sot ditën ta kalojë në manifestimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa nga aty ka bërë edhe thirrje për të gjitha vajzat e Kosovës që të merren me sport.
Në ditën botërore për Ambient dhe Sport, presidenti tha se i inkurajon të gjitha vajzat në Kosovë që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë lartësuar flamurin e Kosovës gjithkund në botë.
“Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja kreative, në përgatitjen tuaj, në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja dhe aspiratat e shtetit të Kosovës për një imazh më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në këto 11 vjet të pavarësisë, presidenti tha se sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellë femrat, prandaj ky është një inkurajim shtesë që të vazhdohet edhe më tej.
“Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që ju të arrini edhe më shumë suksese”, ka thënë presidenti Thaçi.
Komiteti Olimpik i Kosovës, Ditën Botërore për Ambient dhe Sport sivjet ia ka kushtuar pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të femrave në sport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.