×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i shkruan partive për anëtarët e KQZ-së – presidenca jep detaje

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 12:41

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së shpejti të bëhet me përbërje të re,  pasi presidenti Hashim Thaçi, njoftoi sot subjektet politike për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.


    Presidenti Thaçi, përmes një letre i ka njoftuar grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë në Kosovë, të cilët mbajnë vende të garantuara në Kuvend, që propozimet/nominimet e tyre për anëtar të KQZ-së të jenë të kompletuara dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

    Këtë e ka konfirmuar zyra për Informimi e Presidencës për Reporteri.net.

    “Nuk është ftesë, për njoftim tërësisht teknik për grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë në Kosovë, të cilët mbajnë vende të garantuara në Kuvend, që propozimet/nominimet e tyre për anëtar të KQZ-së të jenë të kompletuara dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi. Pra, në mënyrë të detajuar u është specifikuar se cilat dokumente duhet t’i bashkëngjitën propozimeve të tyre për anëtar të KQZ–së”, thotë zyra për informim e Presidencës për Reporteri.net.

    Nga presidenca konfirmojnë se afati që partitë politike t’ia dërgojnë emrat, është 60 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve.

    “Ky njoftim është bërë si pjesë e përgatitjeve për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti dhe është në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenet 61 dhe 62 të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), si dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO 58/19, ku në pikën 104 të këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtuese rikujton se anëtarët e KQZ-së nuk kanë mandat të caktuar kohor, ngaqë ai është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, përveç përjashtimeve të parapara në nenin 61, paragrafi 3, nënpragarfin (e) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Presidencës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!