Opinionisti Jusuf Thaçi ka thënë se ka dy orë që më shumë se 200 qytetarë janë duke pritur për të votuar në Qendrën e Votimi në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, meqë në këtë vendvotim ka mungesë të fletëvotimeve.
“Në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë jemi mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar. Qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellur në qendër të votimit. Radha dhe koha e pritjes po zgjatet edhe më shumë. Fatkeqësisht, shumë njerëz edhe po kthehen pa votuar për shkak të kësaj”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se kjo është një papërgjegjësi nga ana e KQZ-së.
“Në rastin më të mirë kjo është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e KQZ-së, në rastin më të keq kjo është sabotim i zgjedhjeve nga KQZ dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke ua vështirësuar apo pamundësuar votimin”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.