×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërcënon policët serbë të veriut që paralajmëruan bojkotimin: Nëse largoheni, më nuk do të ktheheni

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 16:17

    Presidenti i Kosovës, ka filluar me një varg masash të rrepta ndaj serbëve të veriut që janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave veriore, pasi ata po bojkotonin postet e tyre, Hashim Thaçi ka bërë një paralajmërim kërcënues edhe për pjestarët serbë të Policisë së Kosovës, nëse ata braktisin vendet e tyre të punës.


    Thaçi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se serbët e veriut nuk duhet të dëgjojnë urdhërat e Beogradi.

    “Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Pasi kjo ka të bëjë me segmente të sigurisë dhe ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, ritheksoj se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë”, ka thënë Presidenti.

    Ai madje ka paralajmëruar pjestarët serbë të policisë së Kosovës, se nëse dëgjojnë Beogradin, dhe braktisin vendet e tyre të punës, më nuk do të mund të kthehen aty, pasi ato pozita do të zëvendësohen me persona të tjerë.

    “Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku!”, ka thënë presidenti Thaçi. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!