×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkon veprim të menjëhershëm të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 17:03

    Pas sulmit të dytë ndaj gruas rome ka reagur edhe Presidneti i vendit, Hashim Thaçi, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që është e papranueshme dhe e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë, shkruan Reporteri.net


    Tutje Thaçi ka thënë se sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal.
    Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm të organeve t[ rendit për ta mbrojtur çdo njeri në Kosovë.

    Postimi i tij i plotë:

    Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë. Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!