Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para se ta dekretonte Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të ri të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë të cilët i ka njoftuar me zhvillimet që po bëhen për krijimin e qeverisë së re, sipas tij në koordinim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Thaçi ka thënë se ka njoftuar ata me hapat e ndërmarrë për krijimin e qeverisë së re, dhe ka theksuar se çdo kush duhet të respektojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovë.
“Pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE’së për të diskutuar rreth situatës aktuale në Kosovë. I njoftova ata me hapat e ndërmarrë për krijimin e qeverisë së re në koordinim me ligjet dhe Kushtetutën dhe theksova se çdo kush duhet të respektojë rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Had a meeting with Quint Ambassadors and EU HoM to discuss current affairs in #Kosovo. Briefed them on the steps to form the new Gov in accordance w Constitution & laws, and emphasized that everyone must respect the constitutional order of Kosovo. pic.twitter.com/PrjDuMcLOs
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 30, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.