×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:41

    Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liria e mediave është me përgjegjësi të madhe publike.


    Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit.

    Sipas tij, ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

    Më poshtë postimi i Thaçit:

    Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

    Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb.

    Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën.

    Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!