×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Me SHBA-të do t’i përmbyllim proceset e rëndësishme që janë para nesh

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 14:53

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja dhe zbarkimin e aleatëve në brigjet e Normandisë.


    “6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.”, shkruan Thaçi.

    Më tutje, ai thotë se në këtë muaj, kujtojmë edhe sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të.

    “Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.”, shkruan ai.

    Ky është postimi i plotë:

    Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës.

    6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.

    Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë.

    Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

    Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh. HTH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!