Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti ka injoruar BE-në në statusin e tij në Twitter duke thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA’së, Richard Grenell, shkruan Reporteri.net.
“Udhëheqja dhe mbështetja e SHBA’së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Andaj, mirëpres ftesën për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën lidershipin e presidentit Donald Trump dhe të Dërguarit Special, Richard Grenell”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
U.S. leadership & support has always been decisive for the prosperous future of Kosova. Therefore, I welcome the invitation to resume the dialogue on normalization of relations under the leadership of President @realDonaldTrump’s SE @RichardGrenell.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) June 15, 2020