×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Ditën e Eksodit kritikon ndërkombëtarët

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 12:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Ditën e Eksodit të shqiptarëve të Kosovës se drejtësia ndërkombëtare ka heshtur para të bëmave të Serbisë.


    “21 vjet më parë mbi një milion shqiptarë ishin të detyruar që të largoheshin nga Kosova. 11 mijë civilë dhe 1 mijë e 300 fëmijë janë vrarë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe janë kryer 400 maskara nga Serbia”, ka shkruar ai në Twitter.

    “Fajtorët ende janë të lirë dhe Serbia i ka lartësuar si heronj, përderisa drejtësia ndërkombëtare qëndron e heshtur”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!