×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Samitin e Zagrebit kërkon që BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën, e përsëritë se kushtet janë plotësuar

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 19:41

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me temë perspektivën evropiane për rajonin dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.


    Thaçi në adresimin e tij online ka përsëritur nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ai ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

    “Para 20 vitesh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka thënë Thaçi.

    Kreu i shtetit u ka bërë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në.

    “BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ. I bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në”, ka thënë presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!