×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ngatërron kufijtë, kufirit Kosovë-Shqipëri i thotë kufiri Kosovë-Serbi

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 15:09

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, ku janë të ftuar presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.


    Në deklaratën për media të Thaçit, ai thotë se ka biseduar me Kryeministrin Rama për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi. Ky lapsus gjuhësor duket se nuk është vërejtur nga Thaçi.

    “Dje kemi diskutuar hapur me Kryeministrin e Shqipërsië zotin Rama, një bisedë shumë të hapur, kemi diskutuar për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euro atlantike, askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe një lëvizje të lirë në hapsirën kudo që jetojnë shqiptarët, gjithmonë duke përfshirë Preshevën,Medvegjën e Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa diçka të tillë une e shprehi në çdo takim që e kam. Askush nuk duhet ti frikësohet këtij pozicioni që e prezantojmë, as reagimi i Presidentit të Serbisë, as atij të Republika Srpska apo të ndonjë injoranti” ka përfunduar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!