Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama pas tërmetit të fuqishëm ku u shënuan disa viktima deri më tani.
Thaçi thotë se se tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.
Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.
Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3211405625596441