×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi paralajmëron samit Kosovë-Serbi në Francë

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 10:39

    Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut.


    Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se për këtë gjë është diskutuar edhe me vetë presidentin francez, Emmanuel Macron.

    “ Në javën e tretë të korrikut pritet mbajtja e samitit në Paris por të tëra këto ndodhin pas takimit në Washington kështu që takimi në Washington mund të ndryshojë gjithçka në këtë kohë dhe këto zhvillime që po ndodhin, prandaj nuk shoh garë mes Washingtonit dhe Brukselit por shoh diçka që mund të plotësojnë njëra tjetrën dhe jam i bindur se suksesi që do të ndodh në Washington, Bashkimi Evropian duhet të gjejë kurajo të përshëndes dhe të mirëpres”, ka thënë Thaçi gjatë intervistës.

    Sa i përket takimit të 27 qershorit mes përfaqësuesve të Kosovë dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi sheh mundësi të marrëveshjes me 27 qershor, por thotë se është jashtëzakonisht e vështirë.

    Ky takim do të ndërmjetësohet nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog, Richard Grenell.

    Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

    Kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!