×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për deklaratën e SHBA-ve: Ta shfrytëzojmë këtë moment për marrëveshje, lajmet e rreme nuk na ndihmojnë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 23:14

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dërguarit special të presidenti, Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


    Ata demantuan deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Faleminderit @RichardGrenell, Matt Palmer &@USAmbKosovo
    për një deklaratë tjetër garantuese. Ne duhet të përdorim mbështetjen e SH.B.A-së për të rindërtuar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohjen reciproke dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim”, ka shkruar ai nw Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!