×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi përgëzon Trumpin për marrëveshjen historike të SHBA-së me talebanët

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 17:55

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përgëzuar homologun e tij amerikan, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët në Afganistan.


    Thaçi ka thënë se është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane.

    “E përgëzoj presidentin Donald Trump për udhëheqjen e tij për të arritur një marrëveshje historike dhe për t’i dhënë fund dekadave të konflikteve dhe shkatërrimeve në Afganistan. Me të vërtet është inkurajuese të shohësh se paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës së administratës amerikane”,ka shkruar Thaçi, transmeton Reporteri.net.

    Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi militant i talibanëve të Afganistanit e kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, me të cilën pritet t’i jepet fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, aleatët e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do t’i largojnë të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët i respektojnë pikat e marrëveshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!