×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pret në takim komandant Ramën bashkë me një ekip të FSK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 11:19

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë.


    Thaçi ka shkruar se ushtarët tanë, kudo në botë po dëshmojnë aftësi, vigjilencë dhe profesionalizëm.

    “Në çdo garë ndërkombëtare, ata po arrijnë suksese. Ky ekip i mrekullueshëm i ushtrisë sonë, sivjet sërish arriti të fitoi medalje në një prej garave më prestigjioze botërore, në “Cambrian Patrol” të Britanisë së Madhe”, ka shkruar Thaçi.

    Në këtë garë ushtarake, ku morën pjesë 132 ekipe, prej të cilave 34 ekipe ishin nga shtete të ndryshme të botës, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës fitoi Medaljen e Argjendtë.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3122886011115070

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!