Samiti i Zagrebit i planifikuar të mbahet më 6 maj do të zhvillohet përmes një video konference.
E i lumtur për këtë është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter tha se kjo është mundësi e mirë që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë vendimin e vonuar për vizat.
“I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në plan dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është mundësi që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.