×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: S’ka nevojë për panik dhe frikë, të bashkuar do ta përballojmë edhe këtë sfidë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 17:51

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë përsëri thirrje për qytetarët që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të mos dalin nga shtëpia pa nevojë.


    Po ashtu Thaçi ka thënë që nuk ka nevojë për panikë dhe frikë, pasi që Kosova ka përvojë për të menaxhuar situatat e rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura mirë.

    Shkrimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.

    Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar.

    Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda.

    Jini të sigurt që institucionet e shtetit janë duke e përcjellë çdo zhvillim dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo rrethanë për t’iu dalë juve në ndihmë.

    Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.

    Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë dhe si gjithmonë do të dalim edhe më të fortë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë Kosovën shtëpi edhe më të dashur për ju të gjithë. HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3563499953720338

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!