Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.
Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.
“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, ka thënë presidenti Thaçi.
Shefi i EULEX-it u shpreh se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.