×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi tregon se çka bisedoi me Palmerin

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 14:57

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje rreth takimit me të ngarkuarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


    “Me Mat Palmer, të ngarkuarin e State Departamentit për Ballkanin Perëndimor, biseduam për të arriturat e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, ka shkruar shkurt Thaçi.

    Paraprakisht, Matthew Palmer i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë, ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

    Palmer ndërkaq sot nuk do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin pasi që i njejti momentalisht është bërë e ditur se gjendet në një vizitë zyrtare jashtë shtetit.

    Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

    Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

    Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!