Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka telefonuar nga Haga për t’ia uruar Pashkët.
“Falenderoj secilin nga ju për urimet dhe mesazhet tuaja, por në veçanti falenderoj mikun tim Presidentin Hashim Thaqi, i cili në rrethana aspak të lehta më telefonoi për të më uruar”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ai ka uruar që Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen për të festuar së bashku, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Për festën e Pashkëve patëm kënaqësi të presim në familje mikun e çmuar të familjes i cili tash e mbi 20 vite në çdo moment është pranë meje dhe familjes time kryetarin Ramush Haradinaj, kolegun Besnik Tahiri me Norën dhe fëmijët e tyre dhe shumë miq të cilët i falenderoj që kremtuam së bashku!
Falenderoj secilin nga ju për urimet dhe mesazhet tuaja, por në veçanti falenderoj mikun tim Presidentin Hashim Thaqi, i cili në rrethana aspak të lehta më telefonoi për të më uruar. Uroj që sa më shpejtë Presidenti dhe bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen për të festuar së bashku!
Tradita shqiptare për të festuar bashkë mbetet vlerë e veçantë e kombit.
Gëzuar e për shumë mot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.