×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Vuçiq po i mohon krimet serbe në Kosovë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 14:12

    Pas takimit të samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar si dy liderë të rajonit por që kanë pas mospajtime meqë siç tha ai, Vuçiqi mohon krimet e Serbisë në Kosovë.


    Ai tha se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.

    Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë Vuçiq, nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.

    Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.

    Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

    “Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitive këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!