×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas takimit me liderët e partive: Do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 17:29

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka dëgjuar mendimet e të gjithë përfaqësueseve të partive politike ka thënë se do t’ia japë të drejtën e mandatarit cilitdo që mund ta formojë Qeverinë e re.


    Thaçi ka thënë se këtë do ta bëjë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Sipas Thaçit, formimi i Qeverisë mbetet në dorën e partive politike dhe fuqisë mbizotëruese në Kuvend të secilës parti, shkruan Reporteri.

    “Si rrjedhojë e diskutimeve, duke marrë parasysh edhe që të gjitha partitë  përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës janë për formimin e Qeverisë së re, duke respektuar kushtetutën, ligjet, do ti jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën për të krijuar Qeverinë e re. Nuk është në diskrecionin tim që të propozoj mandatarin. Kjo rrejdh nga fuqia mbizotëruese brenda Kuvendit, pra nga koalicioni që ka gjasat më të mëdha për formimin e Qeverisë”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

    Në takimin që ai ka pasur me krerët e partive politike, të gjitha partitë, pos Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur pro formimit të qeverisë së re pa shkuarje në zgjedhje. Teksa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i gatshëm që partia e tij të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, ai i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë. Krerët e AAK-së, Nismës, AKR-së e përfaqësues të partive nga minoritetet janë shprehur pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje. Të gjithë kanë përmendur pandeminë e koronavirusit si ndër arsyet për shmangie të zgjedhjeve të reja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!