×
  • Lajme
  • Lajme

    Thellohet skandali: Në Shqipëri, nxënësit në libra mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 14:53

    Para dy ditëve, kryeministri shqiptar, Edi Rama postoi një hartë të Ballkanit por ajo që u vu re ishte se në hartën e zgjedhur shihej se kufijtë e Kosovës ishin të shkrirë brenda atyre serbë. Ky skandal, ka shkaktuar reagime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë.


    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar edhe një herë duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi, të librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të Kosova shihet si pjesë e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Derisa ka publikuar foton e librit që Berisha pretendon se ia ka dërguar një nxënës, ai e quan këtë akt tradhti kombëtare.

    Kujtojmë se, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1433453913482178/?type=3&permPage=1

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!