Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është aprovuar themelimi i grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë .
Haxhiu përmes Facebook ka deklaruar se me procesin e vetingut, do të ketë sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm dhe të pavarur.
“Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve. Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar ajo.
Njoftimi i plotë:
Sot, në mbledhjen e Qeverisë u aprovua propozimi i Minstrisë së Drejtësisë për themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.
Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.
Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.